Kosova
Gjendja e ariut që u mor nga Shqipëria dhe u dërgua në Austri
Kushtet katastrofike bënë që Ariu të largohet nga Shqipëria
Për shkak të kushteve jo të mira, ushqimit jo të duhur, një ari i cili i takonte një kopshti në shtetin shqiptar, kohë më parë u transportua në shtetin e Austrisë për kujdes dhe mbajtje të përgjithshme, përcjell albinfo.ch.
I quajtur me emrin Mark (24-vjeçar), tani po jeton shëndetshëm në pyllin e ariut në shtetin austriak, shkruan timesfreepress.
Ky ari ishte i fundit që po mbahej në një kopsht të Shqipërisë, duke mbyllur përfundimisht për vizitorët, pasi kushtet ishin të mjerushme, ambienti i papërshtatshëm.
Pas dy dekadash i mbyllur, CNN shkruan se problemet shëndetësore po bëhen të dukshme tek ariu i murrmë.
Theksohen se muskujt janë të dobët, energjia e tij e plogësht, dhëmbët pjesërisht të thyer, mëlçia, prostata dhe testikujt të zmadhuar janë për shkak të qëndrimit në kushte jo të mira.
Tani është e rëndësishme që ai të motivohet për të ngrënë dhe për t’u ushtruar, në mënyrë që muskujt të mund të ndërtohen dhe gjendja e tij e përgjithshme të përmirësohet shpejt. Sigurisht që “Marku” mbështetet me mjekim, të cilin goxha i gëlltit me një lugë mjaltë.
I gjithë ekipi i Barenwald dhe të gjithë punonjësit e Four Paws i mbajnë gishtat të kryqëzuar për ariun e murrmë, në mënyrë që ai të shërohet shpejt dhe të shijojë më në fund jetën e tij të dytë të merituar.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












