Lajme
Promovohet në Cyrih romani “Ach, mein Kosovo!” i autores Mechthild Henneke
Romani bazohet në ngjarje të vërteta lidhur me luftën në Kosovë dhe autorja shtron pyetjen: Për çfarë ia vlen të luftosh? Dhe për më tepër: çfarë i bën lufta njeriu
“Të shtunën, më 28 janar 2023, me fillim në orën 16:00, do të prezantoj romanin tim “Ach, mein Kosovo!” (Ah, Kosova ime!) në Cyrih”. Kështu bën të ditur autorja e romanit tashmë të njohur, Mechthild Henneke për albinfo.ch.
Të kujtojmë: Romani i autores gjermane Mechthild Henneke bazohet në ngjarje të vërteta dhe trajton tema të kohës sonë: luftën, ikjen dhe jetën mes dy kulturave. Autorja shtron pyetjen: Për çfarë ia vlen të luftosh? Dhe për më tepër: çfarë i bën lufta njeriut?
Ishte viti 1998. Taras Galani 26-vjeçar po punonte prej 6 vitesh në urgjencën e spitalit në Bad Neuenahr-Ahrweiler, si infermier dhe, paralelisht me punën, studionte për mjekësi. Ai është prej 5 vitesh me Karlën, prindërit e saj e trajtojnë si djalë të tyre. Por Tarasi vendos të kthehet në vendin e tij në Kosovë për t’iu bashkuar UÇK-së. Miqtë e tij Topi, Edi dhe Afrimi janë gjithashtu rrugës për në Kosovë, sepse nuk duan më të shohin serbët duke shtypur popullin e tyre…
Romani bazohet pjesërisht në ngjarje reale. Temat si lufta, ikja, identiteti midis dy kulturave janë komponentët qendrorë të fabulës së romanit, shkruan albinfo.ch. Protagonisti, Tarasi, pasqyron shumë mirë nxitjen e dëshirës për të ndihmuar atdheun e tij, edhe pse për vete ka një të ardhme të re dhe të sigurt në një vend tjetër si refugjat.
Veprimtaria e promovimit organizohet nga Metush Zenuni, një mik, bashkëpunëtor i zonjës Henneke që ka punuar në OSBE (2001) në Kaçanik nga koha kur autorja e librit që po promovohet ka qenë e angazhuar në kuadër të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë. Me këtë rast z. Zenuni do të lexojë edhe nga libri i tij “Lëvizja Populloree e Kosovës, 1982-2022″.
Ngjarja do të zhvillohet në:
Biblioteka Pestalozzi
Norastrasse 20
8004 Cyrih
Nga ora 16.00
Për informacione: 0774140303
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Janar 2023
- Ora16:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit24 Janar 2023 - 23:00
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama diasporës në Itali: Shqiptarët, nga damka “e stato un albanese”, te shëmbëlltyra e ribashkimit europian Kryeministri Edi Rama, fjalimin në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Itali, e nisi me një...
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
Jeta në Zvicër
-
Mediumi zviceran pas përfundimit të procesit të regjistrimit: Popullsia e Kosovës po tkurret Ditën e premte në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë dhe brenda një muaji...
-
Zvicra mohon ultimatumet e samitit të paqes në Ukrainë
-
Shaqiri i bashkohet Zvicrës më herët se që pritej
-
Pse zviceranët duan të punojnë më pak
-
TPG do të punësojë 200 shoferë