Lajme
Gjermania po punon rreth integrimit të punëtorëve të kualifikuar nga vendet e tjera
Pa dyshim se Gjermania është një vend imigrantësh dhe punëtorët e kualifikuar nga vendet e tjera janë të mirëpritur. Me këtë konstatim pajtohen partitë në pushtet SPD, të Gjelbrit dhe FDP. Por me këtë strategji pajtohet edhe grupi i deputetëve të CDU/CSU, që tani është grupi më i madh opozitar në Bundestag, ndonëse deputetët opozitarë duan të vendosin kufij të qartë në lidhje me migrimin dhe integrimin, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se sot mbahet takimi i parë i deputetëve të këtij grupi, ku duhet të hartohet edhe një kurs të qartë i partive CDU/CSU për këtë çështje. Kristiandemokratët dhe kristiansocialët kanë ftuar edhe ekspertë të çështjeve të emigracionit në takimet e tyre.
Andrea Lindholz, nënkryetare e grupit parlamentar të CDU/CSU, tashmë sheh një pajtim të mundshëm në shumë fusha. Në të njëjtën kohë, politikanja e CSU-së bavareze pranon se, “sigurisht që përmes debateve të kaluara na është dashur të heqim dorë nga disa qëndrime të mëparshme”.
Tani, sipas Lindholzit, bëhet fjalë për unifikimin e qëndrimeve. Edhe kur CDU dhe CSU ishin në pushtet, pikëpamjet brenda këtyre partive ndryshonin diametralisht.
Ish-kancelarja Angela Merkel që vinte nga CDU, hapi kufijtë për refugjatët në vitin 2015, ndërsa ministri i Brendshëm, Horst Seehofer i CSU-së, pak kohë më pas bëri thirrje që të përcaktohet kufiri më i lartë i refugjatëve që mund të vijnë në vend. CDU dhe CSU tani po kërkojnë një kurs të përbashkët për çështjen.
Gjermania do të dyfishojë numrin e punëtorëve të pakualifikuar që vijnë edhe nga Kosova – duhet të përmbushen 5 kritere
Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, deri më tani ka rënë në sy për tonet e tij më të ashpra në lidhje me politikën ndaj emigrantëve. Vjeshtën e kaluar ai akuzoi refugjatët nga Ukraina për “turizëm social”, për të cilin iu desh të kërkonte falje të nesërmen.
Pas incidenteve të Vitit të Ri në Berlin, ku të rinjtë kanë sulmuar policinë dhe zjarrfikësit me mjete piroteknike, Merz foli për “pashatë e vegjël” dhe bëri thirrje për pasoja të rënda për të rinjtë, me origjinë nga bota arabe, të cilët nuk respektojnë ligjin dhe rregulloret gjermane.
“Nëse nuk respektoni ligjet, duhet ta dini se nuk keni asgjë për të kërkuar në këtë vend”, ishte shprehur Merz për ZDF.
Ai merr shumë mbështetje nga radhët e partisë së tij pikërisht për shkak të qëndrimeve të qarta. Por, toni i tij ka shkaktuar kritika edhe nëse pak e kanë shprehur atë aq troç sa Daniel Günther, kryeministri i Schleswig-Holstein.
Ky politikan i CDU-së ka kërkuar që partia e tij të jetë më kozmopolite, ta shikojë më pozitivisht emigracionin dhe të shprehet më me sens.
“Unë jam dakord me të”, tha sekretari i përgjithshëm i CDU, Mario Czaja.
Ai vuri në dukje domosdoshmërinë e imigrimit të të huajve, përkatësisht punëtorëve të kualifikuar, të cilët duhet të integrohen në tregun e punës.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të “jetojmë një kulturë të përkatësisë, të përfshirjes, në të cilën ne krijojmë njësoj integrimin”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?











