Lajme
Pas dy vjetësh, Facebook zhbllokon llogarinë e Trump
Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook, ka zhbllokuar llogarinë personale të ish-Presidentit Donald Trump pas një pezullimi prej dy vjetësh pas trazirave të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan, përcjell albinfo.ch.
Kompania tha në një postim të mërkurën se po shton “masa të reja” për ata që kanë shkelur rregullat e rrjetit Facebook në të kaluarën.
“Në rast se zoti Trump poston mesazhe të tjera me përmbajtje që bien ndesh me rregulloren, postimi i tij do të hiqet dhe ai do të pezullohet nga rrjeti për një periudhë një mujore deri në dy vjet, në varësi të shkeljes”, tha kompania Meta me qendër në Menlo Park të Kalifornisë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social, ‘Truth Social’, zoti Trump kritikoi vendimin e rrjetit Facebook për ngrirjen e llogarisë së tij, ndërsa vlerësoi rrjetin e tij.
“FACEBOOK, që ka humbur një vlerë prej disa miliarda dollarësh që kur pezulloi Presidentin tuaj të preferuar, mua, sapo ka njoftuar se po zhbllokon llogarinë time. Një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodhë më kurrë një presidenti në detyrë, apo kujtdo tjetër që nuk e meriton ndëshkimin!”, shkroi zoti Trump.
Ai u pezullua nga rrjeti Facebook më 7 janar, një ditë pas tranzirave vdekjeprurëse në ndërtesën e kongresit. Kompanitë e tjera të mediave sociale gjithashtu e përjashtuan zotin Trump nga platformat e tyre, megjithëse rrjeti Twitter e zhbllokoi llogarinë e tij pas blejres së kompanisë nga miliarderi Elon Musk. Që nga ajo kohë zoti Trump nuk ka postuar në rrjetin Twitter.
I bllokuar nga mediat kryesore sociale, zoti Trump është mbështetur në rrjetin Truth Social, të cilin e krijoi pasi u bllokua nga rrjeti Twitter.
E-Diaspora
-
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri Adis Tairi, përmes platformës HealthCampus, angazhohet në trajnim praktik dhe përgatitjen e kuadrove të reja për... -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave Zvicër: Përplasje në autostradë pas vozitjes në kah të gabuar... -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri











