Kosova
Presidenti kroat: Kosova i takonte Serbisë, ndërkombëtarët ia aneksuan
Sot, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka mbajtur një konferencë për media në Petrinja, nga ku foli për luftën në Ukrainë, duke u shprehur kundër dërgimit të armëve atje, përcjell albinfo.ch.
Mes temës për Ukrainën, ai foli edhe për Kosovën, duke thënë se ajo u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. Tani, sipas Milanoviqit, Rusia po e bën të njëjtën në Ukrainë, raportojnë mediat kroate
” (Kosova) është rrëmbyer nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia, a është kështu? A e kemi njohur Kosovën, po e kemi njohur. Unë jam prapa Kosovës, por pasi kjo është bërë njëherë (aneksimi), pra pa vullnetin e shtetit (Serbisë), të cilës Kosova i ka takuar e kjo ka qenë Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila për ne nuk është shtet mik dhe as që jemi brengosur për ta, ka qenë vetëm çështje kohe se kur Rusia apo dikush tjetër do të bëjë të njëjtën dhe kjo tani po ndodhë”, ka thënë ai.
Po ashtu gjatë konferencës, presidenti kroat vazhdoi edhe më tej, dhe dikur tha se “nuk është në pyetje kontestimi i Kosovës”.
“Ajo u mor nga Serbia. Kush e bëri këtë përveç nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, është rrëmbim. Si quhet? Nxjerrje. Nuk është fyti, por qafa. Unë kam shumë miq atje, shpresoj që po e kuptoni se çka po flas. Këtu nuk është në pyetje kontestimi i Kosovës, por i gjithë koncepti. Kjo është vënie në pikëpyetje e krejt konceptit ku dikush mendon se ka të drejtë për gjithçka”, ka thënë Milanoviq.
Sipas tij, Serbia dhe Rusia nuk janë njësoj. Milanoviq i quajti “çmenduri” disa diskutime në Parlamentin Europian rreth luftës në Ukrainë.
“Ne dhe serbët nuk e urrejmë njëri-tjetrin aq shumë”, ka thënë ndër tjerash Milanoviq.
Këto deklarata të presidentit kroat, bënë menjëherë bujë në mediat serbe. “Informer”, një nga mediat e kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shkroi për këtë, duke e vendosur këtë titull: “Milanoviq e pranoi: KOSOVA U rrëmbye NGA SERBIA!”.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













