Lajme
Mbi 21 mijë viktima nga tërmetet në Turqi
Autoritetet turke konfirmojnë deri në këto momente 17,674 fatalitete, ndërkohë që në Siri shifrat raportohet të kenë kaluar 3377, kjo edhe për shkak të informacionit të reduktuar nga zonat e kontrolluara prej rebelëve, të cilat kanë qenë edhe më të goditurat, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht në Turqi, së bashku me mbrojtjen civile lokale, punojnë rreth 6500 shpëtimtarë nga 56 vende të botës dhe anëtarë të 16 organizatave ndërkombëtare.
Situata është edhe më komplekse në Siri, në një territor të ndarë midis pjesës së kontrolluar nga forcat e presidentit Bashar al Assad dhe atyre në duart e rebelëve.
Shpresa për të gjetur të mbijetuar zbehet nga ora në orë, ndërkohë që regjistrohen ende mrekulli, si ajo e fundit në Hatay, ku një 10-vjeçare u gjet gjallë pas 90 orësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur.
Ndërkohë, ndihma për të mbijetuarit merr një formë më të strukturuar. Gati 30,000 njerëz janë evakuuar nga Kahramanmaras me autobus, tren dhe aeroplan drejt objekteve akomoduese në pjesë të ndryshme të Turqisë.
Dhe, furnizimet e para në Siri janë zhbllokuar gjithashtu. Karvani i parë humanitar me simbolet e OKB-së kaloi përmes pikës kufitare Bab al-Hawa, drejt zonave të kontrolluara nga rebelët, por polemikat për sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Damaskut në vitin 2011 nuk janë shuar.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?











