Lajme
Zelensky përsërit thirrjet për avionë luftarakë
Edhe një herë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë të shpejtojnë ndihmën ushtarake për Ukraninën, përcjell albinfo.ch.
Në fjalimin me video në Konferencës vjetore të Sigurisë së Mynihut, zoti Zelenskyy tha se çdo vonesë do t’i shërbente Moskës, ndërsa afrohet 1 vjetori i agresionit rus në Ukrainë.
“Nuk ka rrugë tjetër veç dërgimit të këtyre armatimeve. Nga shpejtesia e dorëzimit të tyre varen jetë njerëzish”, tha zoti Zelenskyy.
Rreth 40 krerë shtetesh e qeverish si edhe politikanë dhe ekspertë të sigurisë nga pothuajse 100 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Europën dhe Kinën, marrin pjesë në takimin vjetor të nivelit të lartë, në Gjermani.
Për herë të parë pas dy dekadash, organizatorët e konferencës nuk ftuan zyrtarët rusë. Vendet perëndimore kanë kërkuar izolimin diplomatik të Rusisë pas agresionit të Ukrainës, shkurtin e kaluar.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë do të dominojë agjendën e diskutimeve. Zyrtarët dhe analistët perëndimorë thonë se konflikti po i afrohet një faze kritike ndërsa në 24 shkurt shënohet 1 vit nga agresioni rus.
Nënpresidentja Kamala Harris po merr pjesë në punimet e Konferencës, së bashku me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Gjatë konferencës ajo zhvilloi një takim me Presidentin francez Emanuel Macron, me të cilin diskutoi mbi angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe Francës në mbështetje të Ukrainës.
“Diskutuam mbi përparësinë tonë, mbështetjen e popullit të Ukrainës, si edhe mbi çështje të tjera që janë vazhdimësi e partneritetetit dhe miqësisë së dy vendeve për gjenerata të tëra”, tha zonja Harris duke iu drejtuar Presidetit Macron.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, zonja Harris do të mbajë një fjalim të shtunën, ku pritet të nënvizojë rreziqet e luftës si edhe nevojën për forcimin e mbështetjes amerikane ndaj Ukrainës, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
Ndërkohë, në një konferencë për gazetarët, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Gjermania, Franca dhe Polonia kanë bërë shumë që Ukraina të garantojë mbrotjen e saj.
“Jemi bërë bashkë në një kohë që Rusia ka sulmuar Ukrainën, ka nisur një luftë të tmerrshme dhe të gjithë ne, në javët e muajt e fundit kemi bërë shumë për t’i mundësuar Ukrainës të mbrohet, të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj”, tha Scholz.
Ukraina varet nga armët perëndimore për të ndalur synimet e Presidentit Putin për të zgjeruar kontrollin mbi territorin ukrainas.
Pasi mori tanke dhe municione nga Perëndimi, Kievi shpreson të marrë edhe avionë luftarakë, por disa shtete hezitojnë ta furnizojnë Ukrainën me to./voa
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











