Kosova
Kosovë: Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet Z.A., i nacionalitetit serb.
“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri Z.A. dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe i armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M. me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokolleve shtesë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, sipas prokurorisë ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Z.A. gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj ka filluara të bëjë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve, ua ka vënë zjarrin, si dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë. Me këto veprime i pandehuri Z.A. kishte për të kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Stolat e autostop-it për të moshuarit po fitojnë terren në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Château-d’Œex, disa metra në këmbë tani janë të mjaftueshme për të arritur në një ndalesë... -
Kantonet nisin një fushatë kundër varësisë nga bixhozi -
Papunësia ra në 3% në prill -
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? -
Zvicra importon një numër rekord organesh












