Kosova
Kurti rithekson gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshje më 18 mars
Para takimit të Ohrit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar një marrëveshje më 18 mars, për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. “Siguria dhe paqja në rajon e Evropë është mëse e nevojshme. Ne jemi të gatshëm të bëjmë përparim, edhe përkundër sfidave të mëdha”, ka thënë Kurti.
Tutje ai ka shtuar se Marrëveshja bazë është avancim drejt njohjes reciproke mes të dyja vendeve si dhe normalizimi kërkon respektim të të drejtave të minoriteteve. “Ne besojmë se Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë përmban një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet”, ka shtuar Kurti.
Tutje ai ka thënë se shpreson që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar propozimin në Bruksel nuk është indikacion se nuk pajtohen me përmbajtjen e marrëveshjes. Kreu i Qeverisë i ka bërë këto komente në një videomesazh dërguar Forumit të Universitetit të Manheimit në Gjermani.
Më 27 shkurt, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takuan në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe pranuan Planin Evropian për normalizim të marrëdhënieve. Ndonëse nuk nënshkruan asnjë marrëveshje, këtë do të tentojnë ta bëjnë më 18 mars në Ohër.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë












