Kinema
Publiku shqiptar i Cyrihut mirëpriti premierën e filmit “Adnan kafazi”
Shfaqjes së filmit i parapriu një atmosferë solemne, me praninë e shumicës së aktorëve, bartës të roleve kryesore dhe të regjisorit e producentëve
Mbrëmë në kinemanë “Arena” në Cihlcity të Cyrihut u dha premiera e filmit “Adnan Kafazi”, me regjisor Genc Berishën. Shfaqjes së filmit i parapriu një atmosferë gala me praninë e shumicës së aktorëve, bartës të roleve kryesore dhe të regjisorit e producentëve, në foajenë e kinemasë së madhe, shkruan albinfo.ch. Protagonistët e filmit me këtë rast u ofruan shikuesve kënaqësinë që të fotografoheshin së bashku, duke përjetësuar kështu mbrëmjen e premierës.
Meritat për sjelljen e filmit në Zvicër, i takojnë Perparim Avdilit, asambleist i FDP-së në Parlaentin e Qytetit të Cyrihut dhe kryetar i FDP-së së Cyrihut.
Platforma mediale albinfo.ch është partnere mediale e shfaqjes së filmit “Adnan kafazi” në Zvicër.
Në sallën e kinemasë, i gjithë ekipi i pranishëm i realizimit të filmit u prezantua para publikut, ndërsa fjalën e morën Besart Sllamniku (bashkëproducent, skenarist dhe aktor) Fatmir Spahiu “Bufi” dhe Edona Reshitaj, aktorë. Ata shprehën kënaqësinë që ndodheshin para bashkatdhetarëve në mërgim dhe se ishin mirënjohës për distribuimin e filmit në një mes si ky, në Cyrih, ku jeton një komunitet kaq i madh dhe vital i shqiptarëve.
Vetë filmi, që është një mikst në mes të zhanrit akcion, dramë, krim dhe komedi, ishte realizuar në atë mënyrë që të gëzojë shikueshmëri nga shumë kategori filmdashësish. Skenat dhe aktet kanë dinamikën e tyre që e bëjnë filmin tërheqës dhe që e mbajnë shikuesin të përqendruar. Sigurisht edhe humori që del në pah edhe kur nuk pritet, mu në mes të skenave “serioze”, i siguron filmit shikueshmërinë.
Skenat e dhunës, siç porositën edhe autorët e filmit në prezantimin e tyre, “nuk janë për ata me zemër të dobët”, shkruan albinfo.ch. Dhe kjo u dëshmua gjatë rrjedhës së filmit: dhuna, nganjëherë mjaft brutale, e ushtruar me armë të të gjitha llojeve, përshkon gjithë filmin.
Filmi trajton edhe krimin ndërkombëtar të trafikimin e grave dhe vajzave. Filmi “Adnan Kafazi” fokusohet në kthimin e Vuçës (Armend Baloku), Bullit (Besart Sllamniku) dhe Zakit (Muhamed Arifi), tre gangsterëve, nga Meksika në Prishtinë pasi mashtrohen qëllimisht nga një gangster tjetër, sipas të cilit familjarë të tyre ishin rrëmbyer nga Adnan Kafazi (Armond Morina), një kriminel që tani kontrollonte gjithë vendi. Pa para e pa informata për kriminelin që trafikonte gra dhe vajza, tre gangsterët nisin aksionin për shpartallimin e Andan Kafazit dhe kjo përfundon shpesh dështime dhe me skena groteske.
Të rryer në punët e krimit e falë aftësive për të krijuar ‘aleanca’, tre gangsterët arrijnë ta mposhtin Adnan Kafazin. Ky i fundit vritet nga gratë që i mbante të burgosura në një bodrum me qëllim për t’ i trafikuar.
Në film luajnë: Dukagjin Podrimaj, Olimpia Smajlaj, Fatmir Spahiu, Armend Baloku, Besart Sllamniku, Armond Morina, Lulzim Bucolli, Ylber Bardhi, Arta Muçaj, Xhejlane Terbunia, Dafina Zeqiri, Edita Sllamniku, Muhamed Arifi, Edona Reshitaj, Arjanit Marmullaku, Alesia Xhemalaj, Ernest Malazogu, Blin Sylejmani, Shkumbin Istrefi…
Pas shfaqjes së filmit, për mysafirët u ofrua një apero e pasur, nga kompania smzh e Cyrihut, bashkësponsore e sjelljes së filmit në Zvicër.
Pas premierës në Cyrih, ku do të vazhdojë shfaqja në orarët e rregullt të kinemasë, filmi “Adnan kafazi” do të ketë sot dhe nesër edhe premierat në Bazel, Wil (St. Gallen) dhe Luzern.
(Autor i fotografive: Armend Berisha, albinfo.ch)
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot




















