Kosova
Pijet alkoolike të pesë kompanive nga Kosova promovohen në Gjermani
Panairi “ProWein 2023” njihet si një ndër panairet që ofron gamën më të madhe në botë të verërave, pijeve alkoolike dhe pijeve artizanale.
Mësohet se pesë kompani nga Kosova që merrem me prodhimin e pijeve alkoolike po marrin pjesë në panairin “ProWein”, i cili është hapur më 19 mars në Dyseldorf të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Pjesëmarrjen e Stone Castle Vineyards&Winery, Bodrumi i Vjetër, Illyrian, Suhareka Verari dhe Agro Vita në këtë panair e ka mbështetur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me ç’rast është siguruar shtandi me numër 12D02, i cili gjendet në hapësirën ekspozuese prej 33 m2 në Hall 12.
Shtandi ku kompanitë nga Kosova po i promovojnë prodhimet e tyre të rakisë dhe verërave të llojeve të ndryshme po vizitohet nga pjesëmarrës të shumtë, të cilët po i degustojnë prodhimet e ekspozuara.
Krahas promovimit të produkteve, kompanitë nga Kosova po zhvillojnë kontakte me biznese të pranishme në panair nga shtetet e ndryshme të botës.
Njëherësh, kompanitë tona po e shfrytëzojnë praninë në panair për t’u njohur me trendët me të reja të verarisë dhe pijeve alkoolike në Evropë dhe më gjerë.
Panairi “ProWein 2023” njihet si një ndër panairet që ofron gamën më të madhe në botë të verërave, pijeve alkoolike dhe pijeve artizanale.
Panairi “ProWein” është i hapur deri më 21 mars 2023.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?











