Maqedonia
Rroga mesatare në Maqedoni është 550 euro
Mësohet se në Maqedoni në bazë të statistikave të muajit janar, rroga mesatare neto ka arritur në 33 943 denarë ose 551 euro, ndërsa ajo bruto është 50 387 denarë ose 819 euro, përcjell albinfo.ch.
“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Transporti dhe magazinimi (23.4%), Ndërtimtaria (20.9%) dhe Informimi dhe komunikimi (17.3%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti sqaroi që në krahasim me janarin e vitit të kaluar, rritja është për 13.2 %, ndërsa në krahasim me muajin paraprak është regjistruar ulje te ndërtimtaria (5.1 %), industria përpunuese (5 %) dhe tregtia me shumicë dhe pakicë (3.5 %).
Rroga mesatare më e madhe neto është në sektorin e programimit kompjuterik (91 259 denarë ose 1 483 euro), ndërsa më e vogla në veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (19 099 denarë ose 310 euro.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana














