Lajme
Merkel pritet të nderohet me çmim të lartë
Ish-kancelarja Angela Merkel do të nderohet me çmimin më të lartë të mundshëm të Gjermanisë, Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës, konfirmoi zyra e presidentit Frank-Walter Steinmeier.
Deri më tani këtë nder e kanë marrë vetëm ish-kancelarët Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl. Të tre politikanët i përkasin partisë konservatore të Unionit Kristian Demokrat (CDU).
Çmimi, i cili do të ketë një dizajn të veçantë, do i jepet Merkelit në muajin prill, transmeton dpa përcjell albinfo.ch.
Mbi këtë nivel njohjeje është vetëm niveli i veçantë i ”Kryqit të Madh”, i cili i jepet çdo presidenti gjerman me marrjen e detyrës dhe gjithashtu krerëve të huaj të shteteve.
Merkel ishte kancelare nga viti 2005 deri në vitin 2021. Sipas presidencës, familja e saj dhe shumë miq politikë do të marrin pjesë në ceremoni.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













