Lajme
Vlerat ushqyese të hurmave
Ato janë konsideruar si fruta më e mirë e kësaj stine, por është mirë të dimë edhe disa prej vlerave ushqyese të hurmave në shëndetin tonë. Ato rriten në pemën e quajtur Kaki dhe e kanë origjinën nga kontinenti aziatik. Shpesh janë quajtur edhe “Pema e paqes”, për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë:
Ndihmojnë në tretje dhe në jashtëqitje
Në fakt, hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në jashtëqitje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.
Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin
Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.
Lufton aneminë
Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.
Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare
Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji













