Shqipëria
Ish-ndihmës sekretari i Shtetit, James P. Rubin viziton Ballkanin Perëndimor
Ish-ndihmës sekretari i Shtetit, James P.Rubin, nga 10 deri më 14 prill do të qëndrojë në tri shtete të Ballkanit Perëndimor. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Rubin në Pogdoricë të Malit të Zi dhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të takohet me zyrtarët qeveritarë për të “forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit”. “Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, përpjekjet e Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë dashakeq që përdorin dezinformatat për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë botën dhe se si shtetet tona mund t’iu kundërvihen së bashku kërcënimeve në hapësirën e informacionit”, tha DASH, shkruan REL, përcjellë albinfo.ch.
Në Tiranë të Shqipërisë, I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global do të marrë pjesë në takime me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara që janë të akredituar në shtetet e Ballkanit Perëndimor, shkruan REL, përcjellë albinfo.ch.
James Rubin, ka qenë i angazhuar gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Ai ka mbrojtur vendimin për ndërhyrjen ushtrake ndërkombëtare ndaj forcave serbe në Kosovë. Për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës, më 2013, Kosova i ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave, raporton REL, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025











