Lajme
Turqia rrit fuqinë ushtarake, Erdogan ndihet krenar
Anija e parë SİHA në botë, TCG Anadolu, iu dorëzua Forcave të Armatosura Turke në Tuzla me një ceremoni, ku mori pjesë edhe Presidenti Erdogan.
“Pas 7 vjetësh po vëmë në shërbim anijen tonë TCG Anadolu. I uroj fat ushtrisë tonë heroike. Jemi të lumtur dhe krenarë. Ne e shohim atë si një simbol. Ne duam që njerëzit tanë të bëjnë një xhiro me anijen tonë dhe të lundrojnë përreth, le ta përjetojmë këtë krenari së bashku”, tha ndër të tjera Erdogan, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Sipas Erdogan, “ne do të punojmë më shumë për të përmbushur nevojat e forcave tona të sigurisë. Sigurisht, niveli që kemi arritur është i rëndësishëm. Por ka ende shumë punë për të bërë për të kapërcyer embargot e fshehta dhe të hapura ndaj vendit tonë”.
Kreu i shtetit turk vijoi më tej, duke shtuar se ai dhe qeveria turke ka vendosur që viti 2023 të jetë një moment historik për shumë projekte në industrinë e mbrojtjes, si një sektor tepër jetik për sigurinë dhe fuqinë ushtarake të vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?












