Lajme
FMN: Inflacioni do të vihet nën kontroll, normat e interesit do të ulen
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në parashikimet e fundit që ka dhënë, pret që normat e interesit në ekonomitë e mëdha të bien në nivelet para pandemisë së koronavirusit. Ky institucion ka thënë se rritja e çmimeve të huamarrjes pritet të jetë “e përkohshme”, pasi inflacioni i lartë të vihet nën kontroll, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Bankat Qendrore në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar, Evropë, dhe vende të tjera i kanë rritur normat e interesit për të luftuar rritjen e çmimeve. Në Mbretërinë e Bashkuar inflacioni është në nivelin më të lartë në gati 40 vjet, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e faktorëve që shkaktuan inflacionin është edhe lufta në Ukrainë. “Kur inflacioni të vihet nën kontroll, Bankat Qendrore të ekonomive të avancuara do të mund të lehtësojnë politikat monetare dhe të ulin normat e interesit në nivelet para pandemisë”, thuhet në projeksionin e FMN-së, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Ky institucion thotë se plakja e popullsisë do të jetë, po ashtu, një faktor që ndikon në ulje të inflacionit. Duke sqaruar pse është përmendur ky fakt, George Godber, manaxher në kompaninë Polar Capital, ka thënë se ata kanë tendencë të shpenzojnë më pak. “Shpenzimet që bëjnë njerëzit kur janë në të 20-at, 30-at dhe 40-at e tyre janë më të lartat, ndoshta për shkak të blerjes së patundshmërisë, krijimit të çifteve, blerjes së makinës apo çfarëdo tjetër, dhe me kalimin e kohës ulen shpenzimet dhe konsumi”, ka thënë ai për transmetuesin britanik BBC, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll