Lajme
Mbi 250 priftërinj të dyshuar për abuzime seksuale
Mbi 250 priftërinj në kryepeshkopatën e Freiburgut në Breisgau dyshohet të jenë përfshirë në sulme seksuale, ndërsa viktima të tyre mund të kenë rënë 540 persona.
Kjo është ajo që vetë administrata kishtare komunikon në një raport të brendshëm rreth abuzimeve të publikuar ditën e sotme.
Siç raportojnë mediat në vend, dokumenti ka prova që vërtetojnë mbulime të rasteve nga klerikë të lartë, ndërsa shifrat reale mund të jenë edhe më të larta.
Në raport janë analizuar mbi 29 raste që tregojnë sesi autoritetet e dioqezës i kanë trajtuar viktimat dhe abuzuesit, po ashtu edhe strukturat që kanë favorizuar dhunën, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Dy shënjestrat kryesore të hetimit janë kryepeshkopët Oskar Saier dhe Robert Zollitsch. I pari ka shërbyer nga viti 1978 derisa u largua në vitin 2002 dhe ndërroi jetë në vitin 2008. Kurse Zollitsch e drejtoi dioqezën nga viti 2003 deri në vitin 2013.
Më konkretisht, dyshohet se Zollitsch ka mbuluar raste të rënda dhe ka refuzuar kategorikisht të bashkëpunojë me policinë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













