Kosova
Leipzig: Kosova do të prezantohet në Panairin e Librit me 100 tituj
Kosova do të përfaqësohet denjësisht mes 50 vendeve me promovimet e librave
Kosova do të prezantohet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në Panairin e Leipzigut, përcjell albinfo.ch.
![]()
Thuhet se me njëqind tituj e pesë promovime, Kosova bën vend për herë të dytë në Panairin e Librit në Leipzig të Gjermanisë. Në njërin prej panaireve më me traditë në botë, shteti më i ri i Evropës zë vend në kuadër të rrjetit evropian “Traduki”, që prezanton shtetet e Evropës Juglindore. Në shtandin që rrethohet nga ata të rajonit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, do t’u bëjë vend botimeve të dy vjetëve të fundit, siç kishte bërë më 2019, kur për herë të parë u ftua për ta përfaqësuar shtetin.
Me rreth dy mijë e 500 ekspozues nga më shumë se 40 vende, me mbi tre mijë e 400 pjesëmarrës, mbi 3 mijë e 600 ngjarje në 550 skena, Panairi i Leipzigut sivjet hap portat të enjten për t’i dhënë fund këtij edicioni të dielën. Është ngjarja, e cila edicionin e parë e mbajti këtu e 391 vjet më parë, në vitin 1632. Më 2021 e më 2022 nuk u mbajt për shkak të pandemisë.
Kosova është pjesë e programit promovues të “Tradukit” dhe të Panairit të Leipzigut, nëpërmjet veprave letrare dhe joletrare, deri te romani grafik, vepra në gjuhën shqipe dhe atyre të përkthyera në gjuhë të tjera. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










