Lajme
Ish-doktori i Shtëpisë së Bardhë: Biden nuk është në gjendje të rikandidojë
Një ish-doktor i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer më herët për presidentët Donald Trump dhe Barack Obama, ngre shqetësimin për shëndetin e Joe Biden, duke thënë se do të ishte gabim lejimi i tij për të kandiduar për një mandat të dytë.
Doktori Ronny Jackson, i cili aktualisht është kongresmen republikan, shprehet se presidenti Biden nuk është në gjendje të mirë fizike dhe mendore për të drejtuar dhe kjo, sipas tij, është një situatë e keqe për vendin.
Jackson kritikon zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që e lejojnë 80-vjeçarin të rikandidojë dhe u bën thirrje familjarëve të tij dhe bashkëshortes Jill që ta ndalojnë.
Komentet e doktorit të njohur vijnë menjëherë pasi presidenti Biden pati dy incidente gjatë kësaj javë, teksa u rrëzua në një ceremoni diplomimi, ndërsa një ditë më vonë përplasi kokën me derën e helikopterit.
Jackson insiston se shëndeti i Joe Biden është duke u kthyer në një çështje të sigurisë kombëtare dhe për këtë gjë kërkon reagim.
“Ky njeri nuk është i aftë mendërisht dhe fizikisht për të qenë presidenti ynë. Një pjesë e detyrës së presidentit të Shteteve të Bashkuara është që të inspirojë besim dhe pushtet, dhe Biden nuk po bën asgjë nga këto. Ai është shumë i vjetër për ta bërë këtë gjë”, deklaroi mes të tjerash mjeku./dailymail
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë










