Lajme
Parlamenti i zgjat mandatin Swisscoy-t deri në fund të vitit 2026
Janë numëruar 122 vota pro, 44 kundër dhe 11 abstenime. Votat kundër kanë ardhur nga Grupi Parlamentar i SVP-së, abstenimet nga të Gjelbrit
Ushtria zvicerane do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë edhe për tre vjet. Parlamenti është shprehur në favor të zgjatjes së misionit të Swisscoy deri në fund të vitit 2026, shkruan albinfo.ch.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar zgjatjen e mandatit me 122 vota pro, 44 kundër dhe 11 abstenime. Dhoma e Kantoneve (Senati) kishte miratuar tashmë zgjatjen e mandatit, thuhet në një komunikatë të shërbimeve të Parlamentit.
Votat kundër kanë ardhur nga Grupi Parlamentar i SVP-së, abstenimet nga të Gjelbrit.
Me misionin Swisscoy, Zvicra po dëshmon se po bën pjesën e saj të punës për të garantuar stabilitetin në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë në Evropë, argumentoi Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Kjo është veçanërisht e rëndësishme aktualisht, për shkak të luftës së agresionit rus në Ukrainë.
Një përshkallëzim në rajon do të rriste shumë presionin e migracionit në Zvicër. Ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, e kishte thënë tashmë këtë në debatin e Dhomës së Kantoneve, në muajin mars.
Vendimi parlamentar i jep gjithashtu të drejtën qeverisë së shtetit për të shtuar kontigjentin zviceran në forcën shumëkombëshe të KFOR-it të NATO-s. Ky shtim mund të bëhet me deri në 30 pjesëtarë të forcave të armatosura për një periudhë të pakufizuar gjatë mandatit.
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër