Integrimi
„Vatra“ përmbyll aktivitetet për këtë vit me një drekë festive
Valltarët e ansamblit „Vatra“ këtë herë ishin bërë bashkë të dielën jo për të bërë prova, por për të festuar bashkë suksesin për këtë vit në një drekë të përbashkët festive me ushqime tradicionale
Ansambli i valleve “Vatra” po i mbush 20 vjet përplot me aktivitete, suksese dhe çmime të fituara.
Kryetari i ansamblit, Nexhmedin Isufi, tha se për gjatë këtyre viteve janë përpjekur bashkarisht të kultivojnë vlerat e artit, të kulturës e të traditave shpiptare që ato të mos mbeten vetëm për grupin e tyre, por për të gjithë bashkatdhetarët që nuk janë vetëm në diasporë, por edhe në të gjitha trojet shqiptare.
Por, Isufi tha se për 20-vjetorin do të flasin në përvjetorin jubilar, për të cilin janë duke përgatitur edhe monogafinë e ansamblit „Vatra“.
Ndërsa ky vit ka qenë megjithatë i suksesshëm për kryetarin e ansamblit.
„Këtu në Zvicër kemi marrë pjesë në disa festivale, duke filluar nga Amirsvilli, Glarusi, Rapeswill. „Vatra“ ka prezantuar edhe në “Food Festival” në Glattbrugg. Po ashtu ka pasur aktivitete të tjera të bashkatdhetarëve tanë në Gjenevë, Llozanë, Bernë, etj. Ndërsa sot jemi mbledhur për të përmbyllur aktivitetin njëvjeçar, ndërsa për 20-vjetorin do të organizojmë një manifestim jubilar“, tha Nexhmedin Isufi.
Ai ka ndarë me këtë rast mirënjohje për anëtarët më të dalluar, të cilët kanë kontribuar për suksesin e arritur këtë vit të ansamblit „Vatra“.
Mirënjohje kanë marrë Rexhep Dreshaj, kryetar i bordit të prindërve, Lulzim Krasniqi, pastaj një valltare, e cila u rrit me ansamblin “Vatra” që nga mosha katërvjeçare, mësuesja e fëmijëve, Mërgime Aruci, aktivistja tjetër, Albana Sadriu, anëtari tjetër, Agim Pepaj.
Rreth organizimit të veshjeve të ansamblit „Vatra“ mirënjohje ka marrë edhe Driton Zeqiraj dhe Riza Idrizi.
Po ashtu sponzori gjeneral i ansamblit „Vatra“, pronari i diskotekës „Bolero“, ka marrë mirënjohje për shkak se kishte siguruar hapësirat e tyre për të bërë prova valltarët e këtij ansambli.
Mirënjohje ka marrë edhe konsulli i Kosovës në Cyrih, Sali Sefa dhe ushtruesja e detyrës së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës, Shukrije Ramadani.
Konsuli Sefa ka përgëzuar ansamblin „Vatra“ për suksesin e arritur në këto 20 vjet në shërbim të kulturës dhe integrimit në Zvicër
„Jeni bukuria e aktivitetit shqiptar. Jeni për çdo lavdatë dhe uroj të jeni gjithmonë kështu, sepse po kryeni një kontribut të veçantë kombëtar“, tha Sali Sefa.
Ushtruesja e detyrës së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës, Shukrije Ramadani, mes tjerash ka përgëzuar prindërit që i kanë mbetur besnik ansambli „Vatra“, po ashtu edhe fëmijët që vazhdojnë me aq dashuri dhe vullnet aktivitetet e shoqatës.
„Është punë e madhe që të bëni aktvitete për 20 vjet me radhë. Është një sfidë ndaj vetes dhe familjes që ju i keni përballuar dhe keni treguar interesim për kulturën tonë dhe keni treguar interesim për ruajtjen e identitetit të fëmijëve tanë dhe se vetëm kështu gjeneratat e reja do të mbesin shqiptarë“, tha Ramadani.
Ansambli „Vatra“ aktualisht po i zhvillon aktivitetet e tij në tri seksione të valltarëve: të vegjël, të mesëm dhe të rritur. Ansambli numëron 74 valltarë të të gjitha moshave.
Për 20 vjet ata kanë organizuar me qindra koncerte e programe festive, duke mos i lënë anash festivalet e ndryshme që organizohen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, etj.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)