Lajme
Gazeta më e vjetër në botë, “Wiener Zeitung”, pas 320 vjetësh shtypi, do të startojë vetëm online
Dita e fundit e botimit në shtyp ishte sot për gazeten “Wiener Zeitung”
Gazeta më e vjetër e përditshme në botë ka dalë në shtyp për herë të fundit sot, përcjell albinfo.at.
Në të ardhmen do të vazhdojë si një medium online.
Mediat austriake shkrujnë se gazeta “Wiener Zeitung” u botua për herë të fundit si gazetë e përditshme e shtypur të premten. Ajo u shfaq për herë të parë në treg më 8 gusht 1703 – në atë kohë ende si Wienerisches Diarium – dhe kështu ishte gazeta më e vjetër e përditshme e botuar ende në botë.
Në të ardhmen, gazeta e vetë republikës do të drejtohet kryesisht si një medium në internet, me stafin editorial që do të zvogëlohet ndjeshëm në rreth 20 persona.
Ndryshimi bazohet në një ligj qeveritar që ka qenë objekt kritikash të ashpra.
Të enjten në mbrëmje, makinat e printimit u ndezën për herë të fundit për Wiener Zeitung në shtypshkronjën Herold në lagjen 3 të Vjenës.
E-Diaspora
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa...
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës”
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
Jeta në Zvicër
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa...
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
300 zviceranë të bllokuar në Kaledoninë e Re pas shpërthimit të trazirave
-
Shtim i rasteve të sulmeve ndaj infermierëve në Zvicër