Lajme
Hakerët publikojnë të dhëna për huliganët zviceranë në rrjetin e errët
Dhuna e huliganëve në lojërat e futbollit dhe hokejit mbi akull vazhdon të jetë problem në Zvicër.
Detajet e mbi 750 huliganëve zviceranë të regjistruar në një bazë të dhënash federale janë publikuar në rrjetin e errët, thonë autoritetet.
Kjo pason një sulm ndaj serverëve të ofruesit të shërbimit IT Xplain në fillim të qershorit, raporton swi, përcjell Albinfo.ch.
“Pas sulmit të ransomware-it ndaj ofruesit të TI-së Xplain, klient i të cilit është Zyra Federale e Policisë (Fedpol), një ekstrakt nga sistemi i informacionit HOOGAN që daton nga viti 2015 është rishfaqur mes të dhënave të rrjedhura dhe të publikuara”, tha Fedpol të mërkurën në një deklaratë.
Të dhënat për 766 persona nga baza e të dhënave HOOGAN, një regjistër i huliganëve të njohur nga shtatori 2015, janë vjedhur dhe publikuar në rrjetin e errët. Në dosjen e publikuar nuk jepet asnjë informacion për kundërvajtje të kryera apo masa ndaj personave.
Të prekurit janë informuar me shkrim, tha Fedpol.
Sqarimet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se si skedari është transmetuar dhe ruajtur me Xplain, tha Fedpol.
Xplain furnizon softuer për autoritetet zvicerane të drejtësisë dhe policisë.
Një sulm kundër Xplain në qershor çoi në publikimin e të dhënave të ndjeshme nga policia federale, ushtria dhe Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare.
Të dhëna të tjera të ndjeshme që i përkasin administratës federale janë publikuar gjithashtu në internet.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka hapur një hetim, së bashku me një hetim të veçantë nga Komisioneri Federal për Mbrojtjen e të Dhënave. Fedpol gjithashtu ka bërë kallëzim penal pas publikimit të të dhënave HOOGAN.
Policia federale thotë se baza e të dhënave HOOGAN nuk është prekur dhe mbetet funksionale.
Niveli i dhunës së huliganëve në lojërat e futbollit dhe hokejit mbi akull vazhdon të jetë problem në Zvicër.
Që nga qershori 2023, 1,017 huliganë u regjistruan në bazën e të dhënave HOOGAN. Masat aktive (detyrim për t’u paraqitur në polici, urdhra përjashtimi ose ndalim stadiumi) janë në vazhdim ndaj 332 personave.
Të dhënat personale ruhen për një periudhë prej tre vjetësh pasi një masë policore ka pushuar së zbatuari.
Në fund të qershorit, Këshilli Federal krijoi një qelizë krize për të koordinuar hetimet dhe masat pas sulmit të fundit kibernetik.
Qeveria ka urdhëruar një hetim nga Departamenti Federal i Financave për rastin.
Hetuesit do të shqyrtojnë se si u shkelën udhëzimet federale të sigurisë dhe se si një furnizues privat i IT kishte akses në të dhëna të ndjeshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











