Shqipëria
Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia vritet në Greqi
Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia e Veriut është qëlluar për vdekje nga dy sulmues të shtunën në Greqi. Ndërkaq, i plagosur nga armë zjarri ka mbetur edhe shoku i viktimës.
Biznesmeni po qëndronte në një vilë në qytetin turistik të Hanioti, rreth 105 kilometra në juglindje të Selanikut, shkruan DW.
Policia greke njofton se dy persona të armatosur dhe të maskuar iu afruan vilës me një motoçikletë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Personat e armatosur parkuan jashtë, hynë në vilë dhe qëlluan biznesmenin dhe shokun e tij me të paktën 19 plumba, përcjell albinfo.ch.
Lajmi për incidentin është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
Tashmë po kryhen hetimet për gjetjen e dy të dyshuarve.
Viktima ishte një biznesmen 39-vjeçar shqiptar etnik, i cili zotëronte kazino ose arkada lojërash në Maqedoninë e Veriut.
Policia greke nuk e bëri të ditur identitetin e viktimës, por agjencia serbe e lajmeve Beta tha se emri i tij ishte lidhur më parë me klane kriminale në Maqedoninë e Veriut, shkruan DW.
Oficerët e policisë që folën në kushte anonimiteti i thanë agjencisë së lajmeve AP se ata besonin se të shtënat ishin një vrasje me porosi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













