Kosova
Kosovë: Shoqata e Prokurorëve reagon pas deklaratës së ministrit Murati
Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili ka akuzuar institucionet e drejtësisë se nuk kanë bërë asnjë veprim për kallëzimin penal që Qeveria ka dërguar për ish-ministrin Vesel Krasniqi gati dy vjet më parë lidhur me kontratën për shtrenjtimin e naftës, teksa i quajti institucionet e drejtësisë “si mbrojtëse të kastës së vjetër kriminale”, e që “s’kanë mision luftimin e krimit”.
“Sot (19.8.2023) në mesditë në rrjetin e tij social (i publikuar në portale) ministri Hekuran Murati ka bërë një postim, duke përdorur gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në veçanti ndaj Prokurorit të Shtetit, Milot Krasniqi, duke e cilësuar se gjoja prokurori i rastit nuk ka bërë asnjë hap lidhur me rastin që ministri Murati e përmend në postimin e tij. Në këtë mënyrë i njëjti jo vetëm që shpif, por njëkohësisht e vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është, duke e marrë parasysh se epilogu i hetimeve merr kohë në grumbullimin, analizimin dhe vlerësimin e provave dhe fakteve, me qëllim të përfundimit me sukses të secilit rast”, thuhet në reagim.
Nga shoqata e kanë dënuar këtë gjuhë të Muratit dhe është thënë se secili prokuror në Kosovë e “kryen punën e tij me nder, integritet dhe fisnikëri duke zhvilluar hetime të drejta të paanshme dhe në mënyre profesionale”.
“Shoqata e Prokurorëve vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e patolerueshme dhe në kundërshtim me rregullat në një shoqëri moderne dhe demokratike. Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës jemi thellësisht të shqetësuar dhe njëherësh për të satën herë u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve me peshë në jetën politike, ekonomike, sociale të përmbahen nga përdorimi i gjuhës ofenduese, nënçmuese, denigruese dhe shpifëse ndaj secilit prokuror”, thuhet tutje në reagim.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













