Kosova
Në periudhën maj-korrik, Shqipërinë e vizituan 1.5 milionë pushues nga Kosova
Numri i turistëve nga Kosova që kanë vizituar Shqipërinë këtë verë është rritur dukshëm në raport me vitin e kaluar.
Duke iu referuar shifrave nga muaji maj deri në korrik, në Shqipëri kanë hyrë 1.5 milionë qytetarë të Kosovës, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.
Italianët zënë vendin e dytë, pasuar nga turistët e Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë më pak në numër se një vit më parë.
“Pika e kalimit me më shumë fluks është ajo e Morinës, më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe Qafë Thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës“, tha drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.
Përveç masave në kufi, policia e shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera është kujdesur që të mos ketë as incidente me turistët.
“Jemi angazhuar qoftë në bregdet, ashtu edhe në turizmin malor që të përmbushin rregullat për një sezon turistik të sigurt. Në det patrullojmë me 35 jet ski dhe mjete lundruese për të ndëshkuar këdo që nuk respekton detyrimet për lundrimin në det ose në liqen“, tha Boshnjaku.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane Studiuesit kanë bërë që toka të dridhet në Zvicrën jugore, duke shkaktuar mijëra tërmete të vogla... -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit












