Kosova
Takimi Lajçak-Escobar: Paralajmërohen takime me Kurtin dhe Vuçiqin
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar në Bruksel me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Lajçak tha se pavarësisht që gjatë verës kishte një paqe në Ballkan dhe Bruksel, sfidat nuk u zhdukën, shkruan albinfo.ch.
Sipas tij, situata në veri të Kosovës mbetet shumë lart në agjendën e tij.
”Për t’u përgatitur për muajt e ardhshëm dhe për të forcuar më tej përpjekjet tona të përbashkëta mbi dialogun, ftova zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, në Bruksel për diskutime të thelluara dhe takime koordinuese. Së bashku me ekipet tona diskutuam në detaje çështjet që lidhen me dialogun, ndamë vlerësime për situatën aktuale, si dhe për zhvillimet e muajve të fundit dhe pritshmëritë për periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.
Tutje ai njoftoi për takimet e radhës, ku përfshihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Do të udhëtoj për në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, por edhe me një numër partnerësh, miqsh dhe ekspertësh për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.
Glad to welcome my colleague and good friend 🇺🇸 DAS Escobar to Brussels. Together with our teams, we spent yesterday in an in-depth discussion on the Dialogue, state-of-play and way forward, as well as other Western Balkan regional issues. Grateful for an exceptional cooperation. pic.twitter.com/q8DgthhGpz
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 23, 2023
E-Diaspora
-
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një postim të saj në Facebook, të publikuar sot, është... -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar -
Luan Durmishi në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision 2026
Jeta në Zvicër
-
SWISS anulon disa fluturime Swiss International Airlines (SWISS) ka anuluar disa fluturime si masë paraprake për shkak të stuhisë së... -
SVP kërkon kufizim të numrit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat zvicerane -
17-vjeçari ngjitet në vagonin e mallrave dhe vdes nga goditja elektrike -
Pas tërheqjes së ambasadorit italian për shkak të lirimit të Morettit, reagon Berna zyrtare -
Italia kundërshton lirimin e pronarit të barit në Crans-Montana













