Kosova
Lirohen gjashtë të dyshuar në rastin “Brezovica”, paguajnë 190 mijë euro dorëzani
Gjykata Themelore në Ferizaj ka liruar gjashtë persona të dyshuar në rastin “Brezovica”, pasi kanë paguar dorëzaninë. Të pandehurit, të nacionalitetit serb, kanë paguar në total 190 mijë euro dorëzani dhe do të mbrohen në liri.
Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri me inicialet B.N. ka paguar 50 mijë euro, D.R. 30 mijë euro, D.M. 20 mijë euro, S.M. 30 mijë euro, S.S. 30 mijë euro dhe J.K. 30 mijë euro.
“Nëse të pandehurit e lartcekur, nuk i përgjigjen thirrjeve të Gjykatës, mjetet e caktuara si dorëzani do të derdhen në fondin për kompensimin e viktimave të krimit, ndërsa të pandehurve do t’iu caktohet menjëherë masa e paraburgimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Ndryshe, ata ishin arrestuar vitin e kaluar në rastin e njohur si “Brezovica 1”, nën dyshimet për dallavere me leje ndërtimore në Brezovicë.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin










