Kosova
Kuvendi i Kosovës, nesër në seancë të jashtëzakonshme për librat
Kuvendi i Kosovës të hënën do të zhvillojë seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore. Në seancën që pritet të fillojë nga ora 12, me ftesë të opozitës, do të ketë debat parlamentar lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.
Deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës, Eliza Hoxha, ka deklaruar se anëtarët e Komisionit për arsim, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës, kanë inicuar këtë seancë të jashtëzakonshme, teksa me kritika për qeverinë, ajo u shpreh se Kuvendi duhet të ndërpresë pushimin dhe t’i kthehet punës, e të diskutojë mbi përgjegjësinë e qeverisë për, siç tha ajo, këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj, shkruan albinfo.ch.
Ndryshe, javë më parë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me ministren Arbërie Nagavci në krye, ka vendosur që këtë vit prindërit t’i blejnë tekstet shkollore dhe qeveria t’u ndajë atyre mjetet e nevojshme.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin













