Kosova
Stoltenberg: Aleanca ushtarake e mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca ushtarake e mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa u shpreh se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mes të dyja vendeve.
Ndër të tjera, ai ka potencuar se KFOR-i po vazhdon monitorimin.
“Stabiliteti rajonit dhe siguria e trupave të KFOR-it varet nga të gjitha palët që respektojnë zotimet ekzistuese. Në përputhje me zotimet e Prishtinës të vitit 2013, çdo zbarkim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri kërkon pëlqimin e KFOR-it. Presim konsultimet me kohë në çfarëdolloj zbarkimi që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”, deklaroi ai.
Stoltenberg u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’u përmbahen zotimeve të tyre.
“Ne mirëpresim hapat e fundit të Prishtinës që janë ndërmarrë për të ulur tensionet, përfshirë zvogëlimin e numrit të forcave dhe planet për zgjedhje. Është esenciale të anashkalohen çfarëdo lloj eskalimi të mëtejme. I inkurajojmë të dyja palët të veprojnë sipas zotimeve të tyre”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin












