Kosova
Von Cramon: BE-ja ta trajtojë më seriozisht çështjen e pasivizimit të adresave në Luginë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk po i kushton vëmendje sa duhet pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e autoriteteve serbe.
“Shpesh akuzohemi se nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme në BE kësaj forme të diskriminimit. Kjo është e saktë. Unë vetë e kam ngritur këtë problem shpesh në komisione, e kam përfshirë në raporte të ndryshme dhe e kam vizituar vetë rajonin. Fatkeqësisht, problemi është se pakica shqiptare në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e tjera të BE-së. Për këtë BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi. Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vet shtetësinë pa asnjë arsye”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Lesenswerte Reportage über systematische „Passivisierung“ der albanischen Bevölkerung in Südserbien, Presevo-Tal. @FloraFerati forscht u schreibt seit langem über die Diskriminierung der 🇷🇸 Regierung ggüber der albanischen Minderheit https://t.co/n82gcvThqm via @Tagesspiegel
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 10, 2023
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin











