Kosova
Të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë u vazhdohet paraburgimi
Bëhet e ditur se Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, të dyshuar për sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator të këtij viti në Banjskë të Zveçanit, u është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T., B.S. dhe D.M., u është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh, për secilin”, ka thënë Gashi.
Tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë gjendën në masën e paraburgimit që nga 26 shtatori i këtij viti.
Aksioni në Banjskë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës (24 shtator 2023), ku ishte vrarë rreshteri Afrim Bunjaku si dhe ishin plagosur dy policë të tjerë.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?












