Kosova
Rritet interesimi i serbëve në veri për targat RKS
Duket se çështja e automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia, të cilat po qarkullojnë rrugëve të veriut të vendit, vazhdon të mbetet sfidë për Policinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Veton Elshani, u.d. i drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, ka bërë të ditur për KosovaPress se policia ka pranuar qindra kërkesa të qytetarëve serbë të veriut për të regjistruar automjetet e tyre me targa të Republikës së Kosovës (RKS).
Sipas tij, qytetarë të shumtë të veriut kanë shprehur interesim edhe për përkthimin e patentë-shoferëve të lëshuara më herët nga sisteme të vjetra, në ato të Kosovës.
Ai theksoi se këto kërkesa të qytetarëve janë adresuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe janë në pritje të një vendimi nga qeveria.
Elshani ka potencuar se jeta në veri po i kthehet normalitetit gradualisht, ndërsa përmendi Serbinë si faktorin kryesor destabilizues të kësaj pjese të territorit të Kosovës.
‘Për neve brengë vazhdon të jetë targa KM, GL, PR, të cilat duhet të regjistrohen në RKS. Kemi pranuar me qindra kërkesa të qytetarëve nëpër rrugët e veriut të Kosovës, se kur do të ketë një afat të tillë. Kërkesën ne e kemi adresuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe besojmë tash me ndonjë vendim të qeverisë do të vendoset pozitivisht në kërkesën e qytetarëve të veriut të Kosovës. Po ashtu kemi edhe problemin e patent-shoferëve, përkthimin e tyre, të cilat kanë qenë të lëshuara më herët nga sistemet e tjera. Konsiderojmë se jeta po shkon tek normalizimi. Sidoqoftë e dimë se këtu vendi që e mban situatën nën tension, ose i cili mund ta destabilizojë situatën në përgjithësi është Serbia. Kështu që ne konsiderojmë se problemi është tek shteti fqinj në lidhur me këto gjëra. Sidoqoftë, ne jemi duke kryer punën tonë aq sa mundemi’, ka thënë nënkoloneli Elshani.
Ndryshe, vendimi i Republikës së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve që përdorin targa të lëshuara nga Serbia, ka hyrë në fuqi nga nëntori i vitit të kaluar.
Ky vendim u kundërshtua nga serbët lokal të cilët ngritën barrikada dhe krijuan kriza e tensione, të cilat çuan deri në largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Afati i qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e targave serbe në Kosovë ka skaduar në prill të këtij viti, por ende nëpër rrugët e veriut ka automjete me targa të tilla.
Vlerësohet se mbi nëntë mijë targa me akronime të qyteteve të Kosovës sikurse KM, PR, PE, PZ, UR dhe të ngjashme, qarkullojnë në veriun e Kosovës dhe të cilave nuk u shqiptohen gjoba.
Burime të KosovaPress-it nga veriu bëjnë të ditur se pjesëtarët e policisë kanë marrë urdhër që t’i tolerojnë vozitësit me këto targa dhe mos të shqiptojnë gjoba ndaj tyre, sepse çështja e targave tani për tani është pezulluar deri në një afat të pacaktuar kohor.
Në anën tjetër, derisa Serbia pati propozuar që serbët në veri të pajisen me targa KS që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, kryeministri Kurti hodhi poshtë këtë propozim, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, pati pranuar atë kohë se targat mbeten ndër çështjet më të vështira për t’u zgjidhur.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve Sipas organizatës për mbrojtjen e pacientëve në Cyrih, janë dokumentuar më shumë se 40 raste që... -
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese













