Lajme
Komediani rus vë në ‘kurth’ kryeministren italiane, ajo ankohet për Macron
Një komedian rus, i cili është bërë i njohur pas vënies së kurtheve për shumë liderë shtetesh, duke u paraqitur si lider afrikan, kësaj radhe ka pasur në ‘shënjestër’ kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
Ajo ka rënë pre e një telefonate mashtruese që i është bërë nga Vovan & Lexus, një dyshe e komedianëve rusë, që konsiderohen të afërt me shërbimet inteligjente të Kremlinit.
Njëri prej të dyve e ka telefonuar shefen e qeverisë italiane më 18 shtator dhe e pyet për politikën e jashtme, duke u shtirur si një lider afrikan.
Dyshja ruse në të kaluarën ka futur në “rrjetën” e tyre liderë të tjerë ndërkombëtarë, si kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, ministrin e Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen dhe ish-sekretarin amerikan të Shtetit, Henry Kissinger.
Vladimir Kuznetsov dhe Aleksej Stolyarov prezantuan bisedën duke deklaruar se Meloni u ankua për qëndrimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, në lidhje me urgjencën e migracionit në Europë dhe se pretendon se ka një “lodhje” për situatën në Ukrainë.
“Jemi afër momentit kur të gjithë do ta kuptojnë se na duhet një rrugëdalje. Problemi është gjetja e një të tille që mund të jetë e pranueshme pa shkatërruar të drejtën ndërkombëtare. Ukraina nuk pati suksesin e pritur në pranverë. Kundërofensiva e Ukrainës mund të mos shkojë siç prisnin. Po përparon, por nuk e ka ndryshuar fatin e konfliktit. Pra, të gjithë e kuptojnë se (konflikti) mund të zgjasë për shumë vite nëse ne nuk përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Problemi është se cila është zgjidhja e pranueshme pa hapur konflikte të tjera”, thotë kryeministrja italiane në bisedë në lidhje me Ukrainën.
Zyra kryeministrore “Palazzo Chigi” ka reaguar pas publikimit të audios, duke theksuar se “pavarësisht provokimeve”, Meloni konfirmoi në telefonatë “mbështetje të plotë për Ukrainën” dhe në politikat italiane për të luftuar emigracionin e paligjshëm.
“Zyra e Këshilltarit Diplomatik të Presidentit të Këshillit të Ministrave shpreh keqardhjen që u mashtrua nga një mashtrues që u paraqit si President i Komisionit të Bashkimit Afrikan dhe që u vu në kontakt telefonik me kryeministren Giorgia Meloni.
Episodi ndodhi më 18 shtator në kuadrin e angazhimit intensiv të zhvilluar në ato orë nga Meloni për të forcuar marrëdhëniet me liderët afrikanë, me të cilët ajo pati takime të rëndësishme në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së midis 19 dhe 21 shtatorit”, thuhet në reagimin e Kryeministrisë italiane, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë zv.sekretari i FdI-së, Giovanbattista Fazzolari, komentoi telefonatën mes Melonit dhe dy aktorëve rusë të humorit, duke thënë se pas “kurthit” qëndron nervozizmi i Moskës për ecurinë e luftës në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












