Kosova
Ministrja Rizvanolli, në Berlin: Bizneset gjermane të investojnë në Kosovë
Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, gjatë ditës së sotme është pritur në Berlin, në takim nga Anna Lührmann, ministre gjermane e Shtetit për Evropë dhe Klimë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Ekonomisë, me këtë rast Rizvanolli i ka prezantuar ministres Lührmann “Pakon investive të Kosovës për energji 2023 – 2025”, e cila parasheh ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese e akumuluese prej 950 megavatë përmes skemave konkurruese.
Tutje në takim është diskutuar mbi hapat e ardhshëm për Partneritetin Klimatik mes Gjermanisë dhe Kosovës, teksa Lührmann ka përgëzuar Rizvanollin për punën e bërë në Pakon Investive, e cila ofron mundësi tërheqëse investimi për kompanitë gjermane të sektorit të energjisë, duke filluar me ankandin e parë solar 100 megavatë të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ministrja Rizvanolli ka njoftuar që këto projekte konkrete mbështeten edhe nga puna e bërë në legjislacion, siç është rasti me Ligjin e Parë për Burime të Ripërtërishme të Energjisë, i cili është miratuar në Qeveri dhe përmirëson edhe më tej ambientin për investime në Kosovë.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe











