Kosova
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Zyrtarët policorë dhe rekrutët do të trajtohen me prioritet në spitale
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të trajtohen me prioritet në spitalet e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai e ka prezantuar arritjen e një marrëveshjeje mes Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, për “mbështetje të kualifikuar për kontrollet shëndetësore” të zyrtarëve policorë, përcjell albinfo.ch.
“Sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorit të SHSKUK-së, Elvir Azizi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, përmes së cilës personelit policor dhe rekrutëve do t’u ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në SHSKUK dhe në të gjitha spitalet rajonale. Në këtë marrëveshje që ka në fokus dhënien e shërbimeve me prioritizim për personelin policor, i është dhënë rëndësi e veçantë dhe shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës, përmes kryerjes së kontrolleve në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës, analizave specifike hormonale etj”, ka shkruar ai.
Sipas tij, zbatueshmëria e kësaj marrëveshje do të garantohet përmes zyrtarëve policë që do të vendosen si pika referuese për zyrtarët policorë në SHSKUK dhe spitale rajonale.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













