Kosova
Festat e fundvitit po afrohen, Prishtina gati për dekorim, kaq do t’i kushtojë
Kuvendi i Komunës së Prishtinës e ka nënshkruar dje kontratën për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit, përcjell albinfo.ch.
Referuar njoftimit të publikuar në e-Prokurimi, kjo do t’i kushtojë komunës 35 mijë e 400 euro. Tenderi i është dhënë kompanisë “Finesë Design SH.P.K”.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 70 ditë dhe parasheh dekorimin e shesheve të kryeqytetit.
Aty përfshihet edhe dekorimi i shtëpizave në bulevardin “Xhorxh Bush”.
Kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, derisa për këtë tender ishin paraparë 50 mijë euro.
“Dekorimi i shtepizave te Tregut Dimeror, të Komunës së Prishtinës në bulevardin Xhorxh Bush, me ndriçim led dhe simbolin e Tregut Dimëror. Logo e Vere N’Dimer në shtëpiza, nga materiali forex me dimensione 30cm x 60cm, e veshur me ndriçim dekorativ. Vërejtje: Në çmim duhet të llogaritet dekorimi me ndriçim led dhe po ashtu simboli – Logo e Tregut dimëror në bazë të dizajnit të propozuar nga OE fitues“, thuhet në dosje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit










