Shqipëria
Shqipëria merr letrën e Presidencës spanjolle: 2030-a, afati për hyrje në BE
Shqipëria ka marrë letrën e Presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian, me kërkesën për paraqitjen e urdhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim, letër që është miratuar nga Këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimin Evropian, shkruan TCH.
Kjo letër u miratua pas një peripecie diplomatike të Gjermanisë dhe Presidencës spanjolle të BE-së për të bindur Greqinë që të mos bëhej pengesë, ndërsa Shqipëria kishte përmbyllur me sukses procesin “skrining” pas shumë muajsh bisedimesh mes grupeve të ekspertëve.
Teksa përgatitej hapi i dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia lajmëroi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Fredi Belerit dhe fati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës u vendos si kusht grek për Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Pas presionit diplomatik të Gjermanisë, Athina u tërhoq, duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim, ngërçi tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore.
E para është çështja e sundimit të ligjit, ku Shqipërisë i duhet të japë llogari për shumë çështje dhe këtu Athina mund të gjejë argumentin për të vendosur kushtet, teksa çështja e dytë është reforma në administratë.
Ndryshe, procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vjet, por përfundon me anëtarësimin final dhe drejtuesit politikë të Bashkimit Evropian vendosin si afat vitin 2030, kur Shqipëria mund të hyjë në Bashkimin Europian.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











