Kosova
Kryeministrja italiane i kërkoi Vuçiqit njohjen e Kosovës
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë vizitë së saj në Serbi i ka përsëritur presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mbështetjen e Italisë për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, por në këmbim kërkoi njohjen e Kosovës, edhe në zonën ku është i pranishëm minoriteti serb, sipas medias italiane La Repubblica.
“Në të njëjtën kohë, Vuçiq kërkoi të përshpejtohet procesi i hyrjes së Serbisë në Evropë, në dritën e nacionalizmit të ekstremit të djathtë që edhe ai, një nacionalist në çdo rast, e ka gjithnjë e më të vështirë për ta kontrolluar: vrasja e një polici ishte e mjaftueshme pikërisht në Kosovë, për të ngritur tensionin me përleshje në kufi, ku ishte përfshirë edhe kontingjenti paqeruajtës italian”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Meloni e ka përsëritur qartë linjën, pasi i kërkoi privatisht Vuçiqit një përpjekje për çështjen e Kosovës, e cila është shumë shqetësuese për BE-në.
“Ne kemi qenë dhe do të vazhdojë të jetë ndër mbështetësit kryesorë të procesit të zgjerimit: gjithmonë e kam cilësuar si ‘ribashkimin e Evropës’”, ka shkruar ajo.
Ajo është shprehur se ajo zonë është thelbësore për Evropën, e cila nuk mund të thuhet se është vërtet e bashkuar derisa Ballkani Perëndimor të ketë hyrë në familjen evropiane, teksa i ka lënë Vuçiqit një mesazh jo vetëm për Kosovën, por edhe për marrëdhëniet me Rusinë.
“Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është një rrugë që ne duhet të vazhdojmë ta ndjekim, edhe sepse është thelbësore të garantojmë këtë rajon”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












