Kosova
Qeveria e Kosovës u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë në zgjedhjet në Serbi
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
“Të dielën e 17 dhjetorit, bashkatdhetarët tanë në Luginën e Preshevës kanë nevojë për mbështetjen e të gjithë neve. Projekti serb për heshtjen e zërit shqip duhet të përballet me rezistencë e mosnënshtrim. Institucionet qendrore e lokale serbe i kanë targetuar për diskriminim e shtypje shqiptarët në drejtësi e gjyqësor, arsim, shëndetësi e kulturë, qasje në punësim e ndërmarrje publike. Edhe pasivizimi i adresave është përpjekje e mëtejshme e vazhdueshme për spastrim etnik administrativ e institucional”, ka shkruar Bislimi.
Ai dhe Qeveria e Kosovës tashmë kanë dalë publikisht në mbështetje të Shaip Kamberit.
“Zërat e fuqishëm duhet t’i dalin ballë Luginës. Zëri i fuqishëm në Parlament, ai i Shaip Kamberit me numër 13, por sidomos dhe ai në nivel lokal, veçanërisht në Medvegjë me numër 2”, ka shtuar Bislimi.
Ai ka thënë po ashtu se votuesit shqiptarë po përballen me shumë telashe në zgjedhjet në Serbi, për çka e ka lajmëruar edhe ndërmjetësin në dialog.
“Zgjedhjet lokale atje po përballen me shumë shkelje. Si pasojë e pasivizimit, shumë votues shqiptarë nuk gjenden në regjistrat e votuesve duke ia mohuar të drejtën e votës. Gjithashtu është shqetësuese që për zgjedhjet lokale në Medvegjë, votuesit nga Kosova që duan të shprehin vullnetin e tyre të lirë, mund të përballen me rrezikun potencial të pengesave administrative në kufi. Kam njoftuar në lidhje me këtë situatë dhe emisarin Lajçak, ku kërkova gatishmërinë e BE-së që të ndërhyjë në pikën kufitare në Mutivodë në rast të paraqitjes së shkeljeve të tilla. Shqiptarët duhet të mbrojnë dhe të avancojnë të drejtat dhe liritë për komunitetin tonë që jeton në atje. Vota e 17 dhjetorit, është votë për rezistencë. Për rezistencë kundër autoritarizmit dhe shtypjes. Në këtë betejë politike, secila votë është e vlefshme. Ajo duhet të dëshmohet të dielën e 17 dhjetorit, me vendosmëri e guxim”, ka përfunduar ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm Kultura shqiptare duartrokitet në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore













