Kosova
Të mërkurën takojnë ministrin, këto janë kërkesat e NjSI-së
Sindikata e Policisë së Kosovës të mërkurën do të takojë ministrin e Punëve të Brendshme në Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ata do t’i dorëzojnë ministrit 14 kërkesat e pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese dhe njësive të tjera, rreth përmirësimit të kushteve të punës.
14 kërkesat e Policisë:
- Përmirësimi i kushteve të punë në përgjithësi, siç janë, veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore dhe automjete, si dhe pajisje të tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare, nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.
- Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe mos të varet vetëm nga një vend apo lokacion i caktuar, si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmëri në punë të jetë nga 25 deri në 50% e pagës bazë dhe të formohet një komision që do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri.
- Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës.
- Ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare, e njëjtë me ligjin e FSK-së.
- Sigurimi jetësor dhe rritjen e fondit në buxhetin e policisë për shërbimet shëndetësore me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shërbime të tjera.
- Invaliditeti i pjesëtarëve të PK-së të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kërkojmë të krijohet një fond apo caktohet një shumë e mjeteve financiare për shkallën e invaliditetit.
- Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike.
- Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për të gjithë e barabartë.
- Pagesa e udhëtimit për ata që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në punë.
- Shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit.
- Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë, po ashtu edhe njohja e kualifikimit shkollor.
- Të rikthehen tri pagat përcjellëse për zyrtarët që pensionohen.
- Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë që mund të kenë një rast vdekje në familjen e ngushtë.
- Përkujdesja për mirëqenien e familjeve të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare apo janë lënduar. Si për shembull: shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarë nga familja e ngushtë, sigurimi i vendbanimit nëse nuk kanë.
NjSI ka protestuar dy herë me të njëjtat kërkesa para Qeverisë së Kosovës dhe kanë pasur një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











