Kosova
Qytetarët e Kosovës, rreth 5 miliardë euro kredi
Afro 200 mijë qytetarë u janë drejtuar bankave të Kosovës për kredi gjatë këtij viti, teksa numri i qytetarëve që kanë marrë kredi nëpër bankat komerciale të Kosovës është rritur për rreth 13 mijë deri në nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Si rrjedhojë, shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin tetor është rreth 5 miliardë euro, teksa rritje ka shënuar edhe norma mesatare e interesit për dy për qind, sa ishte 6.2 për qind vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Nga Banka Qendrore e Kosovës kanë thënë se numri i përgjithshëm i kredimarrësve është 118 mijë e 102 deri në nëntor, rreth 13 mijë më shumë se vitin e kaluar, teksa u theksua se shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar deri në muajin tetor të këtij viti është 4.8 miliardë euro.
“Bazuar në të dhënat, numri i kredimarrësve për periudhat e kërkuara figuron si në vijim: në periudhën (janar – nëntor) 2023 numri i përgjithshëm i kredimarrësve është 118102, krahasuar me të njëjtën periudhë janar-nëntor 2022 ky numër ishte 105413 kredimarrës. Kemi një rritje te kredimarrësve në mes të dy periudhave për 12689. Sipas të dhënave të regjistrit kreditor, këtu kemi të bëjmë me përfshirjen e kredimarrësve fizikë dhe juridikë, e që kanë marrë kredi në institucione bankare, institucione mikrofinanciare dhe produkte të natyrës kreditore te kompanitë e sigurimeve. Shuma e përgjithshme e kredive në sektorin bankar në muajin tetor 2023 është 4.8 miliardë euro. Norma mesatare efektive e interesit për kreditë e reja në muajin tetor 2023 përllogaritej 6.4%, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar përllogaritej 6.2%”, thonë nga BQK për KP.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












