Kosova
Liberalizimi i vizave: Aeroporti i Prishtinës i përgatitur për fluksin e udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka shënuar rritje të fluturimeve mbi 4% më shumë në krahasim me vitin 2022. ANP ka kapur shifrën prej 40 mijë fluturime për vitin 2023.
Për herë të parë në historinë e aeroportit, kanë udhëtuar rreth 3.4 milionë udhëtarë, si dhe këto shifra udhëtimesh priten të rriten gjatë këtij viti me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Aeroporti e sheh veten të përgatitur për numrin e shtuar të udhtëarëve pas liberalizimit të vizave.
Kurse, agjencionet turistike kanë thënë se procedura për udhëtime tashmë do të jetë shumë më e lehtë.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka thënë për KosovaPress, se janë duke shtuar linja ajrore dhe destinacione të reja.
Gara u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që dëshirojnë të udhëtojnë pa viza, të përgatisin të gjitha dokumentet e nevojshme në mënyrë që mos t’i anulohet fluturimi për mungesë të ndonjë dokumenti.
Ndërkaq, qytetarët shprehen të lumtur për mundësin e udhëtimit pa viza. Ata thanë se Kosova e ka merituar liberalizimin e vizave dhe se do të vizitojnë të gjithë familjarët e tyre jashtë vendit.
Elbasan Muja tha se Kosova ka qenë i vetmi vend pa liberalizim të vizave.
Aferdita Zyliu tha se është e lumtur për heqjen e vizave dhe se shkon mysafir në Gjermani.
Në anën tjetër, në Agjensionin Turistik “Fibula”, kanë thënë për KosovaPress, se heqja e vizvaë është lehtësim i madh si për qytetarët, ashtu edhe për vet ata.
Fetije Sipahi nga kjo agjensioni, tha se qytetarët tashmë për udhëtime jashtë vendit, me liberalizimin e vizave do të paguajnë 100 euro më pak.
Sipahi tha se rezervime më shumti ka për Gjermani dhe Zvicërr.
Sipas të dhënave nga Aeroporti i Prishtinës, totali i udhëtarëve për vitin 2022, ishte mbi 2 milionë, si dhe destinacionet më të frekuentuara kanë qenë Gjermani dhe Zvicër, shkruan Kosovapress.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












