Kosova
KFOR-i ka katërfishuar numrin e ushtarëve në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Özkan Ulutaş, ka folur për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit nga një grup serbësh.
Ulutaş tha se NATO-ja e ka katërfishuar numrin e pjesëtarëve të saj në veri të vendit.
“Pas incidentit të dhunshëm të 24 shtatorit dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në fillim të majit, NATO-ja ka dislokuar forca rezervë shtesë me kapacitete shtesë. Tani jemi duke zhvilluar më shumë aktivitete. Ne kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe ato përgjatë vijës kufitare administrative. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në mënyrë të paanshme”, u shpreh ai.
Ai tha se janë të pajisur me të gjitha masat e nevojshme në rast përshkallëzimi të situatës.
“Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast përshkallëzimi, ne jemi të gatshëm dhe të pajisur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). Pra, koordinimi ynë i vazhdueshëm është kyç për të garantuar siguri të qëndrueshme për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Ulutaş për KlanKosova.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











