Kosova
Turqia, vendi nga i cili Kosova importoi më së shumti gjatë vitit 2023
Dogana e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2023 ka grumbulluar nga tatimet doganore mbi 1.6 miliardë euro, rreth 135 milionë euro apo 9.5 për qind më shumë se sa në vitin paraprak, ka njoftuar ky institucion, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për media, ku u shpalosën të dhëna të Doganës për vitin 2023, drejtori i këtij institucioni, Agron Llugaliu, tha se dogana është duke shënuar rezultate pozitive, edhe sa i përket luftimit të ekonomisë joformale dhe mbrojtjes së shoqërisë nga mallrat e ndaluara.
“Të hyrat nga Dogana këtë vit tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me 135 milionë euro apo 9.5 për qind më shumë se në vitin 2022”, theksoi Llugaliu.
Ai tha se edhe raporti i fundit për Kosovën nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ku është veçuar performanca e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë joformale.
Sa u përket mallrave të importuara nga jashtë, ato kanë shënuar rritje sipas drejtorit, me mbi 5 për qind.
“Mallrat të importuara për këtë vit janë 5.8 miliardë euro, apo 5.46 për qind më shumë se në vitin 2022”, theksoi Llugaliu.
Referuar të dhënave, Turqia gjatë këtij viti është vendi nga i cili Kosova importoi më së shumti mallra, apo gjithsej 792 milionë euro import kanë ardhur nga Turqia, ndërkaq Gjermania renditet e dyta dhe Kina e treta.
Turqia ishte vendi nga i cili Kosova importoi më shumë edhe gjatë vitit 2022 me mbi 744 milionë euro import.
Marrëveshja që përcakton tregtinë e lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqia hyri në fuqi në vitin 2019.
Në konferencë mori pjesë edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili në fjalën e tij tha se Dogana po bën punë të shkëlqyer në mbushjen e buxhetit dhe luftimin e kontrabandës e korrupsionit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













