Kosova
Gjykata Speciale shtyn disa seanca për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale ka shtyrë seancat e parapara të mbaheshin më 13 deri më 15 shkurt për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjykata ka vendosur të martën që ta pranojë pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, duke anuluar katër seanca në shkurt.
Shkak i kërkesës ishte vdekja e papritur e bashkavokatit të Veselit, Andrew Strong.
“Më 2 janar 2024 trupi gjykues e pranoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Veseli dhe i liroi seancat në këtë rast nga data 12 deri më 15 shkurt. Kolegji konstatoi se mbrojtja ka treguar një arsye të mirë për rregullim të orarit, në mënyrë që të sigurohet që përgatitja për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm nuk ndikohet nga vdekja e papritur e fundit e bashkavokatit dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij”, thuhet në njoftim./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













