Shqipëria
Shqiptarët paguhen më pak, por blejnë më shtrenjtë se evropianët
Këpucët më të shtrenjta janë në Zvicër dhe më të lirat në Turqi
Shqipëria është vendi me të ardhurat më të ulta në Evropë, por që shumë produkte i blejnë më shtrenjtë se në vendet me të ardhura të larta.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat mbi indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Evropian për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor kanë nxjerrë në pah disa nga produktet që shqiptarët i blejnë më shtrenjtë, shkruan Euronews, transmeton albinfo.ch.
Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë 25% më shumë se mesatarja evropiane. Alkooli më i shtrenjtë në Evropë është në Irlandë, me 60% më shumë se mesatarja evropiane dhe më i liri në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, përkatësisht 33.7% dhe 26.4% e mesatares evropiane.
Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 22% më shumë sesa mesatarja evropiane. Më të lirat në Evropë, pajisjet elektroshtëpiake i gjen në Poloni dhe më të shtrenjtat në Islandë.
Edhe një vend bujqësor, Shqipëria, qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Familjet shqiptare i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja evropiane.
Krahas qumështit dhe vajrat e yndyrat janë më të shtrenjta se mesatarja evropiane.
Për të blerë një palë këpucë, që në Evropë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 105.5 euro. Këpucët më të shtrenjta janë në Zvicër dhe më të lirat në Turqi.
Kjo panoramë tregon se çmimet në Shqipëri janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat tregojnë se të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në Shqipëri janë sa 34% e mesatares së Bashkimit Evropian, duke bërë që vendi ynë të renditet i fundit.
Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, së bashku më Bosnjë Hercegovinën, me 41% të mesatares evropiane.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













