Kosova
Pritjet në Merdar, Policia e Kosovës inkurajon shfrytëzimin e pikave të tjera kufitare
Policia e Kosovës, në një komunikatë ka njoftuar se duke u bazuar në informacionet nga pikat e kontrollit kufitar, qarkullimi i njerëzve dhe mallrave zhvillohet normalisht, përveç se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave vërehet në pikë kalimin kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata.
Përmes njoftimit, Policia e Kosovës, ka kërkuar që të përdoren edhe pikat e tjera kufitare, në mënyrë që qytetarët t’u shmangen pritjeve, përcjell albinfo.ch.
“Në orët e pasdites në pikëkalimin kufitar në Merdar në hyrje të Republikës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim për pritje apo kolona të gjata, përderisa në dalje janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë. Ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikëkalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika të tjera kufitare) të tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që t’ u shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













