Lajme
Protesta masive në Gjermani, pritet bllokimi i autostradave dhe institucioneve
Shoqatat e fermerëve kanë paralajmëruar se nga nesër do të fillojnë protesta të mëdha në gjithë Gjermaninë.
Protestat do të zgjasin një javë, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet më 15 janar. Autoritetet llogarisin me pengesa të mëdha në rrugë dhe me bllokada të rrugëve e autostradave, si dhe pengesa të shumta në institucione të tjera, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Financave dhe kreu i FDP, Christian Lindner, kritikoi protestat e paralajmëruara, ndërsa nga ana tjetër, Partitë e Unionit mbështesin fermerët. Autoritetet federale i frikësohen radikalizimit dhe infiltrimit të qarqeve ekstremiste në protesta.
Bllokadat e rrugëve
Autoritetet policore në mbarë vendin presin bllokime rrugore dhe veprime të mëtejshme me traktorë dhe pajisje të tjera bujqësore. Priten edhe bllokada “në shumicën e hyrjeve të autostradave”.
Për të siguruar furnizime për popullatën, autoritetet lejuan transportin e mallrave në distanca të gjata edhe të dielën, që zakonisht nuk lejohet. Sindikata e policisë ka frikë se policia do të mbingarkohet.
“Shumë veprime jo vetëm që shkojnë shumë përtej këndvështrimit ligjor, por paraqesin edhe rrezik trafiku dhe një kërcënim për sigurinë dhe rendin publik”, ka thënë Thorsten Grimm, anëtar i Sindikatës së Policisë.
Në disa vende është paralajmëruar edhe mbyllja e shkollave dhe disa institucioneve të tjera.
Shkaqet e protestave
Shoqata Gjermane e Fermerëve (DBV) ka bërë thirrje për një javë protesta mbarëkombëtare kundër politikave të qeverisë federale. Zemërimi i fermerëve u ndez nga shkurtimet e planifikuara të subvencioneve në vazhdën e krizës buxhetore. Qeveria federale tani i ka tërhequr kryesisht planet, por DBV nuk ka hequr dorë nga protestat.
Protestave pritet t’u bashkohen edhe sektorë të tjerë, si shoqatat e peshkimit dhe disa shoqata të hoteleve dhe restoranteve. Gastronomët janë kundër rikthimit të taksave në vlerë të shtuar nga 7 në 19 %, sa ka qenë para pandemisë. Ka dhe paralajmërime që protestave t’u bashkangjiten edhe shoferët e kamionëve, e madje edhe punonjësit në hekurudha, por akoma nuk ka ndonjë vendim konkret. Autoritetet kanë frikë se protestat mund të keqpërdoren nga qarqet ekstremiste.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave















